
Hasan Saliu
Hasan Saliu ka kryer Gazetarinë në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës (1994-1998). Studimet master i kryen nga fusha e Komunikimit Masiv – Komunikim Politik, ndërsa doktoratën gjithashtu në shkencat e Komunikimit Masiv. Tema e disertacionit ka qenë nga fusha e teorive bindëse të komunikimit masiv, si: komunikim strategjik, propagandë, diplomaci masive, marrëdhënie publike.
Për 13 vjet ka punuar si gazetar, redaktor përgjegjës, opinionist në shtypin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, ndërsa për një kohë ka punuar për Institutin Gjerman të Hulumtimeve Politike He-Ma.
Nga viti 2009 është mësimdhënës në Kolegjin AAB në lëndët: Gazetari hulumtuese,Komunikime ndërkombëtare, Komunikim biznesi, Modele teorike të komunikimit masiv, Marrëdhënie publike, Metodologji e punës shkencore, ndërsa në Universitetin publik të Tiranës nga viti 2012 është bartës i lëndës Marrëdhënie publike ndërkombëtare në studimet master dhe më pas i lëndës Diplomaci publike.
Kërkimet e publikimet: Ka marrë pjesë në konferenca të shumta shkencore me prezantime e artikuj shkencorë, anëtar bordi i disa konferencave shkencore ndërkombëtare, organizator i konferencave shkencore ndërkombëtare, dhjetëra punime shkencore të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka botuar edhe studimin monografik “Komunikimi në diplomacinë publike – Sfidat e soft power-it të Kosovës në rritjen e imazhit ndërkombëtar”.
Publikime:
Hasan Saliu, “Media, letërsia dhe interneti, si kontent dhe si kanal komunikimi” Letërsia dhe Media-një perspektivë krahasuese, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”- Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë, 2016, ISBN 978-9928-115-61-4. (19-25).
Hasan Saliu, “The role of media in intercultural communication in the age of globalization”. Media Industry- Trends, Dynamics and Challenges. Proceedings Book, ISBN: 978-9928-194-17-6. (325-335).
Hasan Saliu, “Imazhi i Kosovës në marredhëniet publike ndërkombëtare”. Studime Albanologjike – Diversiteti kulturor në media, 2015/1, Tiranë, 2014. (47-56).
Hasan Saliu, “Media diplomacy – albanians’ challenges in the era of global media”, Socio-Economic Dimensions of Peace Building Proceedings Book, (62-72).
Hasan Saliu, “Mësimet për mediat, sipas teksteve shkollore në Kosovë”, në: Studime Albanologjike – Mediologjia, VI/2013 Tiranë, 2014. ISSN 2305-3828 (61-69).
Hasan Saliu, “The impact of Education in improving the Image of Kosovo”, në: Educatio, N.1 2012, UET, Tiranë, ISSN: 2305-6614, (63-69).
Hasan Saliu, “Kuadri ligjor i televizioneve në Kosovë”, në: Historia e medias dhe mediatizimi i historisë – Studime albanologjike, Universiteti i Tiranës-Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë-Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Tiranë, V/2012, ISSN 235-3828, (195-199).
Hasan Saliu, “Fushata “Kosovo- The Young Europeans”, një kërkim i paqartë i imazhit”,Komunikimi i integruar – Studime albanologjike, Universiteti i Tiranës-Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë-Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Tiranë, 2011/4, Tiranë, (171-178).
Hasan Saliu ,“Ndikimi financiar mbi shtypin në Kosovë”, në: Mediat shqiptare në tranzicion – Studime Albanologjike, Universiteti i Tiranës-Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë-Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Tiranë, 2010/3, (144-149).
Ligjëron lëndët:
Gazetari hulumtuese
Marrëdhënie me publikun
Komunikime ndërkombtare
Modele teorike të komunikimit masiv
Metodologji e kërkimit shkencor