Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me DG İNKA të Turqisë

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit AAB dhe kompanisë DG İNKA të Turqisë. Marrëveshja e nënshkruar nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kolegjin AAB, prof.ass.dr. Venera Llunji dhe nga drejtori i kompanise DG İNKA, Ibrahim Ertaş ka për qëllim punësimin sezonal të studentëve në Turqi.
Studentët e interesuar për punësim sezonal gjashtë mujor në Turqi, në qytetet Bodrum dhe Çeşme, përveç pagës mujore lirohen nga pagesat për ushqim, akomodim, bileta udhëtimi dhe sigurim shëndetësor.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e interesuar, të të gjitha viteve dhe niveleve në AAB, ndërsa nevojitet njohja e gjuhës angleze. Njohja e turqishtes do të ishte mundësi më shumë për ta.
Detajet tjera, të gjithë kandidatët e interesuar mund t’ i marrin vesh gjatë intervistave që mbahen më 27 dhe 28 shkurt në Kolegjin AAB.

INSTITUTI AAB
APLIKO